Viktor Tushaj: Ky uragan nuk ka frikë as kërcënimet, as shantazhet, më 25 prill nënshkruan paktin e “Besëlidhjes së Madhe”
Kanditati i Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputet në Qakun e Lezhës, Viktor Tushaj, nga sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë ku u mbajt mitingu përmbyllës i fushatës së LSI-së deklaroi se ky uragan njerëzish nuk ka frikë as shiun, as kërcënimet, as shantazhet, as të blihet dhe as të shitet përpara asnjë pengese, prandaj, tha ai, jemi kaq shumë në shesh, për të bërë paktin e besëlidhjes së madhe.
“Vëllezër dhe motra, lezhjanë, kurbinas, mirditorë, tiranas dhe gjithë Shqipërisë. Mirëmbrëma! Ky uragan nuk ka frikë as shiun, as kërcënimet, as shantazhet, as të blihet dhe as të shitet përpara asnjë pengese, prandaj jemi kaq shumë sonte në këtë shesh, për të bërë paktin e besëlidhjes së madhe, ashtu si para pak kohësh në 2 mars, u realizua pakti për mbrojtjen e Kushtetutës, sot bëjmë paktin për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri, vëllezër dhe motra. Kështu të gjithë së bashku me këtë uragan, shkojmë të sigurtë drejt fitores së 25 prillit. Është fitorja e jonë, për ne, fëmijët tanë, për të gjithë shqiptarët. Ju garantoj të dashur vëllezër dhe motra, se Edi Rama ky humbës i madh, ashtu siç ka humbur të gjitha gjyqet në Shqipëri, ka humbur gjyqet me punonjës të administratës publike që i pushoi padrejtësisht nga puna, humbi gjyqin edhe me Beccettin, në 25 prill do të humbë gjyqin e madh me të gjithë shqiptarët. Fitore, fitore LSI. Rroftë Shqipëria”, deklaroi kandidati i LSI-së për deputet në Qarkun e Lezhës, Viktor Tushaj.