Viktor Tushaj, mesazhi i fundit drejtuar zgjedhesve
Mesazhi i Viktor Tushaj:
“Sot është dita e fundit e fushatës elektorale dhe në këtë ditë gjej rastin të përshëndes, të falenderoj, të përgëzoj të gjithë banorët e Bashkisë së Madhe të Lezhës, 120 mijë banorët, për qetësinë me të cilën e përcollën këtë fushatë.
Jam i bindur se me këtë standart të ri të krijuar në të gjithë Bashkinë e Madhe të Lezhës, ka ndikuar padyshim mënyra se si Aleanca për Shqipërinë Europiane, zhvilloi dëgjesat publike me të gjithë banorët, në cdo fshat të bashkisë së madhe të Lezhës, në cdo lagje të qytetit, dëgjesa të cilat u kthyen në një arenë diskutimi, debatesh, sugjerimesh, idesh, për të pasuruar programin qeverisës të ASHE për katër vitet e ardhshme.
Jam i bindur se data 21 qershor do të jetë një ditë triumfi për të gjithë qytetarët e bashkisë së madhe të Lezhës, për shkak të rëndësisë së madhe që ka kjo datë.
Unë do të doja ti bëja thirrje cdo votuesi, në bashkinë e madhe të Lezhës, që ta peshojë votën, për më shumë shkolla, për më shumë qëndra shëndetësore, për më shumë rrugë, për më shumë trotuare, për më shumë gjelberim, për më shumë fusha sportive për të rinjtë, për një zhvillim ekonomik, për një bujqësi shumë më të zhvilluar, për një bujqësi që të prodhojë ekonomi shumë më të madhe për banorët, për fermerët, për blegtorët. Për një peshkim të industrializuar, për gjithcka më të mirë për të cilën ëndërrojnë të gjithë banorët e Lezhës.
Prandaj, të dashur qytetarë të bashkisë së madhe të Lezhës, peshojeni votën me datë 21 qershor, adresojeni atë në drejtimin e duhur, tek Aleanca për Shqiperinë Europiane dhe të jeni të bindur se me datën 22 qershor do të startojnë ato projekte që i duhen bashkisë së madhe të Lezhës, për të realizuar punësim dhe shërbime shumë më të mira për të gjithë, për të realizuar atë zhvillim ekonomik që i ka munguar gjithë zones”.