VIKTOR TUSHAJ: PROBLEMET ME PRONAT DO TE MARRIN ZGJIDHJE
Tjetersimi i pronave, problemet me tapite e tokave jane një problem që po shqetëson prej vitesh banorët e Shënkollit, e njohur ndryshe si zona e Bregut të Matës.
Gjatë takimit që ASHE zhvilloi në fshatin Rrilë, ishin pikerisht banorët ata të cilët e ngritën si shqetësim, ndërsa kërkuan ndihmë për gjetjen e një zgjidhje.
Në përgjigje të tyre, si kandidati Viktor Tushaj, ashtu edhe deputetja Monika Kryemadhi gargantuan banorët se shumë shpejt do të merren në shqyrtim të gjitha dosjet që janë aktualisht në komunën e Shënkollit, dhe do të jenë ekspertët ata të cilët do të gjejnë cdo parregullësi. Ata iu premtuan banorëve se ky process do të ndiqet në rrugë ligjore deri në zbardhjen e plotë dhe vënien e drejtësisë në vënd, pasi sipas tyre toka është e atij që e ka, dhe nuk mund të merret me mashtrime.
Deputetja Monika Kryemadhi, teksa kërkoi mbështetjen e banorëve të fshatit Rrilë për alternativën më të mirë për drejtimin e Lezhës, ajo I siguroi ata se pas 21 qershorit, zhvillimi i Lezhes, Shenkollit, Rrilës dhe fshatrave të tjera do të jetë i madh, pasi banorët e këtij rajoni e meritojnë.
Sipas saj për 20 vite banorët e kësaj zone janë përdorur thjeshtë si një votë, e nuk janë respektuar për asnjë arsye më tepër.
Takimi ka vijuar me shpalosjen e platformës elektorale të kandidatit Viktor Tushaj, i cili u ndal konkretisht tek mbështetja që kjo zonë do të ketë në sektorin e bujqësise, por pa lënë pas edhe përmirësimin e atyre infrsatrukturave që aktualisht mungojnë, apo mbetjeve që kanë pushtuar cdo rrugë.
Ndërkohë mbështetjen e banorevë të fshatit Rrilë e kanë kërkuar edhe deputetët Ndoka dhe Kadeli.
Banorët e kësaj zone, në diskutimet e tyre u ndalen gjeresisht tek problematikat që kanë hasur në këto vite e që vazhdojnë të vuajnë mungesën e infrastrukturës rrugore, shërbimeve shëndetësore apo shkollore, për të cilat morën edhe zotimin se me besimin në Drejtimin e Duhur, do të marrin edhe zgjidhje.
nderkohe Kandidati i ASHE për bashkinë e Lezhës Viktor Tushaj është takuar me banorët e fshatit Rraboshtë. Në degjesën e planifikuar me ta, i pranishëm ishte edhe deputeti Arben Ndoka, i cili kërkoi mbështetje për kandidatin për kryetar të bashkisë së Madhe.
Ndërkohë Tushaj, në fjalën e tij tha se kjo zonë ashtu si dhe cdo pjesë e bashkisë së madhe do të marrë më tepër vëmendje dhe investime pas 21 qershorit, kjo edhe falë mbështetjes së qeverisë shqiptare dhe reformës territoriale, e cila jep më tepër mundësi në zhvillimin e zonave dhe përmirësimin e shërbimeve.