Viktor Tushaj: Rilindja i ka braktisur shqiptarët në mëshirën e përmbytjeve dhe pandemisë
Viktor Tusha, ish kryebashkiak i Lezhës, në intervistën për gazetën “Telegraf” pohon se përmbytjet në Qarkun e Lezhës ndodhin përvit, sepse qeveria e Rilindjes nuk ka bërë asnjë investim, duke shkatërruar shpresën dhe motivin e fermerëve për të punuar. Zoti Tushaj thotë se përditë e më shumë qytetarët zhgënjehen nga qeveria e Rilindjes, pasi nuk ka mbajtur asnjë premtim në këto 8 vite të qeverisjes, prandaj edhe anëtarët e drejtuesë të PS e braktisin Rilindjen, e shumë të tjerë po braktisin edhe Shqipërinë, duke u bërë azilkërkues në Europë. Zoti Tushaj bën skanerin e qeverisjes së Rilindjes: Arroganca e mospërfillja, mosmirënjohja e kontributëve, uzurpimi i të drejtavë qytetare dhe paaftësia, korrupsioni në çdo qelizë të këtij shteti është tipar dalluës i kësaj qeverie të quajtuar Rilindje
-Zoti Tushaj, si është gjendja e sotme në Lezhë?
-Lezha dhe lezhjanët kanë kohë që po vuajnë vështirësi të mëdha. Tërmeti me pasojat e tij, pandemia e tejzgjatur dhe përmbytjet e fundit kanë vështirësuar dhe tensionuar jetën e banorëve të këtij qyteti dhë rrethinave të tij. Pasojat e 26 nëntorit 2019 duken qartë në rrudhat e shtuara të njerëzve në harkun e pak kohëve. Janë të shumta familjet e këtij qyteti që akoma nuk e dinë se çfarë do bëhet me banesat ë tyrë. Të tjërevë ua kanë shembur pallatin, por akoma nuk kanë në duart e tyrë një kontratë për sipërfaqet që duhet të marrin dhe u takon në ndërtimet që akoma nuk kanë filluar dhe sdihet se ku dhë kur mund të fillojnë. Ka një panik dhe mosbesim të madh për shkak të mungëses së trasparencës në përdorimin e fondëvë të destinuara për këtë qëllim. Paaftësia dhë ngathtësia, mungesa e trasparencës, selektiviteti dhe etja për të fituar edhe me fatkeqësinë e njërëzvë ka bërë që qytetarët të humbasin çdo shpresë për zgjidhjen e hallevë të përditshme e jo më ato që për shkak të natyrës vijnë të shumëfishuara. E për të mos mjaftuar kjo, virusi vdekjeprurës Covid -19, ashtu si në gjithë Shqipërinë por edhe në botë, me ashpërsinë dhe pabesinë ë tij po dërrmon familjet dhë banorët e kësaj zone. Nuk ka familje që nuk ka jetuar drama të njëpasnjëshme deri në tragjedi, të humbasin njërëzit më të dashur, edhe në mosha të reja dhe pa sëmundje bashkëshoqëruese. Shikon kudo njerëz të cfilitur, të lodhur dhe të stresuar, të corientuar dhë pa shpresë pasi konfuzioni, paaftësia administrative e menaxhimit, korrupsioni i vërtetuar jo thjesht nga opinioni, por i certifikuar mediatikisht, e kanë kthyer në gogol shëndetësinë shqiptare e në mënyrë të veçantë spitalet Covid-19 ku njerëzit as të vdekur nuk duan të shkojnë. Njerëzit janë lodhur nga propaganda e kryeministrit së bashku me korin e disa mjekëve, që në vënd që t’i shërbejnë kauzës së tyre humanë në krye të punës për të cilën paguhen, mbetën banaqeve televizive. Ata nuk e fshehin dështimin ë madh në sfidën për mbrojtjen e jetës së qytetarëve. Dhe vijmë tek rituali i përvitshëm, përmbytjet që çdo vit vrasin shpresën e banorëve të këtij qarku për të investuar në të mbjellat e tyre. Ata çdo vit mbjellin dhe çdo vit përmbyten. Në Torovicë e Balldren, në Zadrimë e Bregu i Matit, në Laç e Fushë Kuqe përmbyten banesa e fusha të mbjella, del nga shtrati dhë kërcënon në mënyrë permanente lumi Gjadër, Drin e Mat dhë shteti i rilindjes bën propagandë me statistika, dëmtohen rrugë, shemben ura, kërcënohen për shembje edhe vepra të rëndësishme si Ura ë Zogut dhe përsëri asnjë reagim shtëteror përveç justifikimit me krahasime statistikore se në dekada më përpara apo në kohën e Zogut janë përmbytur më tepër.
PËRMBYTJET QË ÇDO VIT VRASIN SHPRESËN E BANORËVE TË QARKUR TË LEZËSH PËR TË INVESTUAR NË TË MBJELLAT E TYRE. NË TOROVICË E BALLDREN, NË ZADRIMË E BREGU I MATIT, NË LAÇ E FUSHË KUQE PËRMBYTEN BANESA E FUSHA TË MBJELLA, DHE RILINDJA BËN PROPAGANDË ME STATISTIKA
-Kush janë përgjegjësit? A janë dëmshpërblyer banorët që pësuan dëme në pasurinë e tyre?
-Të gjithë e dimë se të luftosh me natyrën nuk është e lehtë. Kjo edhe për vende shumë më të zhvilluara dhe të përparuara se vendi ynë, por kur fatkeqësia përsëritet gjithmonë në të njëjtin vend, më të njëjtin intesitet dhe në të njëjtën periudhë dhe ti si qeveri, nuk adreson dhe nuk investon asnjë vëmendje apo projekt për parandalimin e kësaj fatkeqësie padyshim që është përgjegjësi me emër. Është bërë traditë tashmë që kjo qeveri dhe institucionet e tij të vrapojnë pas pasojavë. Bëhet shumë më tepër për t’i justifikuar me krahasime me të shkuarën duke përdorur statistika fiktive, së sa për t’i eliminuar apo zbutur ato. Na kujtojnë periudhën e kaluar të diktaturës, kur dështimet e saj i justifikonte duke e krahasuar me periudha shumë më të hershmë të kohës së Zogut. Mirëpo çdo qeveri së pari duhët t’i vejë emrin e përgjegjësisë çdo fatkeqësie, dhe në kohë urgjente të marrë masa të menjërshme për ta kaluar pa rrezikuar jetë njerëzish, por edhe pa dëme të mëdha materiale dhe, së fundmi, t’i bëjë ballë këtyre dëmevë dukë dëmshpërblyer çdo të dëmtuar, çdo fermer e blegtor, çdo fshatar e banor deri qindarkën e fundit. Kjo ka pak gjasa të ndodhë. Deri tani vetëm propagandë.
–Sa janë realizuar premtimet e qeverisë së kryëministrit Rama për Qarkun e Lezhës në 8 vitet e qeverisjes?
– Premtimet e qeverisë se rilindjes ishin mashtrimi popullor i kryemistrit Rama. Njerëzit nuk u gënjyen dhe nuk e besuan në hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës, shëndetësinë falas, legalizimin e të gjitha banesave, reforma të rëndësishme për garantimin e jetës dhe të pronës së qytetarëve shqiptarë, e shumë Ramaforma të tjera që vërtetuan mosbesimin e madh të 2017. Ishin aleancat ë tij të pista, shantazhi dhe blerja e votës siç u vërtetuan dhe u certifikuan në dosjet 184 në Dibër dhe 339 në Durrës që i dhanë pushtetin. Asnjë investim strategjik, ekonomik e social, që të zbusë varfërinë e të rrisë punësimin, Rilindja nuk ka bërë asnjë investim infrastrukturor të rëndësishëm. Autostrada Milot-Mamurras ka mbetur ashtu siç ishtë para 10 viteve. Mungon vëmendja e qeverisë jo vetëm për ta përfunduar, por edhe për ta mirëmbajtur. Traversat metalikë ndarëse ose janë të dëmtuara ose s’janë vënë farë. Në disa segmentë mbushet me ujë edhe për shkak të mospastrimit të tombinavë poshtë saj. Asnjë strategji për ta përfunduar. Projekti Milot-Balldren për shkak të proceduarave koncesionareantikushtetuese ka mbetur në 3d. Rruga e Kombit me gjithë përpjekjen e koncesionarit ka mbetur nën traun e Kalimashit si dhe e papërfunduar nga Rubiku në Milot. E pra qytetarët lezhjanë, kurbinas e mirditorë për shkak të mungesës së investimevë strategjikë, ekonomike dhe sociale, mungesës së mbajtjes të as edhe një premtimi, çdo ditë në mënyrë masive, i kanë kthyer shpinën vendit të tyre, duke e braktisur dhe duke u larguar nëpër azile të botës. Është e dhimbshme të shikosh fshatra që dikur ishin plot të rinj e të reja, plot dinamizëm e shpresë sot rënkojnë nën vitet e plakjes së të pak të moshuarve që kanë mbetur në to.
– A besojnë më socialistët tek Rilindja Socialiste?
– Është e njohur dhe e pranuar tashmë kombëtarisht, por edhe ndërkombëtarisht se kryeministri Rama erdhi në pushtet me krimin e organizuar dhe bandat kriminale që për 8 vite pushtet e detyruan dhe komanduan, duke i dërguar fondet dhe resurset natyralë dhe infrastrukturorë të këtij vendi në pak duar oligarkësh. Kemi gërthitur në parlament dhe kudo se një strategji ë tillë është jo vetëm antikushtetuese, por edhe kriminale e antikombëtare. Jam i bindur se më shumë se opozita, janë zhgënjyer socialistët e thjeshtë. Ata jo vetëm u përjashtuan nga qeverisja e vendit, nga vendimmarrja institucionale e institucioneve të ndryshme, por u përjashtuan edhe nga jeta politike e organizatës së tyre të quajtur PS edhe pse kishin vite e dekada që investonin për të krijuar një frymë demokratike brenda partisë. Uzurpimi i Partisë Socialistë nga sekti i Rilindjes, ka qenë dëmi më i madh që i është bërë jo thjesht PS- së, por demokracisë së vendit. Arroganca e mospërfillja, mosmirënjohja e kontributëve, uzurpimi i të drejtavë qytetare dhe paaftësia, korrupsioni në çdo qelizë të këtij shteti është tipar dalluës i kësaj qeverie të quajtuar Rilindje si dhe vija ndarëse me socialistët e thjeshtë dhe të ndershëm si dhe me gjithë qytetarët e këtij vendi.
– Elektorati i Majtë kujt programi elektoral i beson tashmë?
– Besoj ju kujtohet slogani i Ramës “Përtëj së Majtës dhe të Djathtës” që e propagandoi me të gjithë makinën ë tij vrastare propagandistike në 2017. Vetëm me këtë, pa asnjë program dhe asnjë ide, duke improvizuar dhe mashtruar me batuta të dala boje, u prezantua para elektoratit shqiptar. “Tifozllëku” politik alla shqiptar u shua shpejt, pasi të Majtë e Djathtë e kuptuan se Rama ishtë dështimi më i madh ë shpresës së tyrë për zhvillim. Tanimë elektorati i Majtë, i zhgënjyer nga lidershpi dhe programi i Rilindjes është vetëafruar tek koalicioni opozitar mbarë qytetar. Shumë anëtarë të PS, socialistë të ndershëm, drejtues të rëndësishëm të saj i janë bashkuar LSI-së. Ne nuk i thërrasim për të pirë verë e bërë qoka, por për të bashkuar energjitë e tyre pozitive me të gjithë shqiptarët për të sjellë ndryshimin që ata duan dhe prësin.
– Psë Lëvizja Socialistë për Intëgrim gëzon simpati dhë përkrahjë më shumë së çdo hërë ëdhë në Qarkun ë Lëzhës?
– Nga viti në vit dhe zgjedhjet në zgjedhjegrupi drejtues i LSI-së ka ardhur duke u kompaktësuar si dhe antarësia, mbështetësit e simpatizantët duke u rritur. Kjo ka të bëjë me frymën dhe entuziazmin që ushqen kjo forcë politikëe, vëmendjen, respektin dhë mirënjohjen që tregon për kontributin e gjithësëcilit si dhe investimin që ka bërë e bën tek të rinjtë e të rejat e LRI-së, jo thjesht për t’i bërë pjesë të mbështetjes, por duke i dhënë vend të rëndësishëm zërit të tyrë në vendimmarrje. Kjo ka rritur ndjeshëm peshën e LSI se si dhe besimin e njerëzvë. Janë të shumtë ata që duan të bëhen pjesë ë strukturave. Disa prej tyre, anëtarë të Partisë Socialiste, apo edhe drejtues të saj, të zhgënjyer nga politika e Rilindjes, por edhe të bindur në dështimet e qeverisë Rama, apo edhe shumë të tjerë të pangazhuar deri tani në asnjë forcë politike, janë bërë pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Lezhë, Kurbin e Mirditë, për t’i kontribuar ndryshimit të madh më 25 Prill 2021 .
QYTETARËT LEZHJANË, KURBINAS E MIRDITORË ÇDO DITË NË MËNYRË MASIVE, I KANË KTHYER SHPINËN VENDIT TË TYRE, DUKE E BRAKTISUR DHE DUKE U LARGUAR NËPËR AZILE TË BOTËS
– A ka raste ku drejtuesit e institucioneve të Administratës Publike të ushtrojnë shantazh ndaj nëpunësve, që të sjellin lista me familjarët e miqtë e tyre për të votuar Rilindjen?
– Qeveria e Rilindjes duke e parë veten të dështuar përballë popullit shqiptar, duke e ditur se s’ka moral të paraqitet para njerëzve me program e premtime, do të përdorë çdo skemë dhe formë shantazhi për të kërkuar dhe kontrolluar votën e tyrë. Por askush nuk e beson më, askush nuk ka frikë të deklarojë hapur verdiktin e votës së tyrë. Sado që detyrojnë të hartojnë lista nëpër institucione e nëpër shkolla, sado që kërkojnë të frikësojnë administratën me largime nga puna, tashmë të gjithë e kanë kuptuar se era e re që po fryn dhe revolucioni popullor i 25 prillit janë garancia e çdo punonjësi të ndershëm të adminstratës publikë, e çdo mjeku e infërmieri, e çdo mësuesi dhë polici, e çdo ushtaraku dhe civili që me profesionalizëm i kanë shërbyer vendit të punës dhë jo urdhërave antiligjore te veprorëve të korruptuar të këtij pushteti.
– Si është gjëndja në spitalët rajonalë për të përballuar pandëminë?
– Është mungesë vizioni dhë gabim i madh që spitalet rajonalë u përjashtuan nga “lufta” për të përballuar Covid 19. Edhe pse në shumë mënyra, mjekët dhë infermierët kudo u përfshinë në këtë betejë sfilitëse. Qeveria jo vetëm nuk e njohu dhe nuk e njeh punën e këtyre heronjve, por as nuk bëri asgjë për t’i mbështetur, për t’i pajisur me veshje dhë pajisje mbrojtëse, por i braktisi duke i lënë në mëshirën e fatit dhe në dorën e covidit. Mungesa e një strategjie të qartë dhe vizionare ka bërë që në këtë betejë të fitojë virusi. Nëse do ishin përfshirë shumë më tepër mjekët ë familjes, të qendrave shëndetësore të lagjeve dhe të fshatrave, të shëndetit parësor si dhe sikur në çdo spital rajonal të ishin hapur pavionë të mirëfilltë për të përballur këtë flamë vdekjeprurëse, padiskutim që gjendja do kishte qenë shumë më e mirë dhe efikase dhe shoqëria do ishte stresuar shumë më pak.
– Faleminderit!