Viktor Tushaj takim me intelektualet

 

Intelektualët e Lezhës ishin pjesë e takimit të radhës së kandidatit të ASHE Viktor Tushaj. Gjatë shpalosjes së platformës elektorale Tushaj i  ka cilësuar si kategorinë më të respektuar, të cilët i kuptojnë më së miri perspektivat për zhvillimin e qytetit.

Më tej Kandidati Viktor Tushaj, u ndal tek disa projekte madhore që janë implementuar në qytetin e Lezhës dhe që kanë ndikuar pozitivisht në zhvillimin e qytetit.

Sipas tij projekti i Diferencimit të Mbeturinave, infrastruktura shkollore, infrastruktura në lagjet e qytetit, shënderrimi i sheshit Gjergj Kastrioti, implementimi i projektit për Ujësjellësin e qytetit etj, të cilat sipas tij kanë dhënë impaktin e duhur dhe kanë krijuar besimin tek qytetarët se ne jemi në drejtimin e Duhur.

Tushaj theksoi iniciativën për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, turizmit dhe pëshkimit, si disa nga sektorët më të rëndësishëm që premtojnë zhvillimin ekonomik të Lezhës.

Ndërkohë intelektualët, artistët lezhjanë dhe jo vetëm, teksa shprehen mbështetjen për kandidatin Tushaj,  e vlerësuan si kandidaturën më të mirë duke qenë edhe një intelektual dhe një artist, që ka vizion dhe strategjinë e duhur për zhvillimin e Lezhës.

Sipas tyre Viktor Tushaj është një njeri që ka ditur të sjellë projektet e duhura dhe e ka ndryshuar pozitivisht Lezhën në keto tetë vite. Ata theksuan mbështetjen ndaj kandidatit të ASHE, që të mund të qeverisë Lezhën në drejtimin e duhur për katër vitet e ardhshme. 

SHKARKO APP