Viktor Tushaj lëshon thirrjen në mesnatë: Përmbytjet në Lezhë rrezikojnë jetë njerëzisht dhe pronat, ku je Qeveri?!

Ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj ka reaguar në mesnatë për situatën e krijuar nga përmbytjet në zonën e Lezhës. Tushaj shprehet se janë mbi 2500 hektarë tokë nën ujë dhe rrugët e qytetit të Lezhës sot ngjajnë me Venecian.

Ai kërkon ndërhyrjen urgjente të autoriteteve shtetërore për të shmangur rrezikun për jetën e qytetarëve dhe pasurive të tyre, që kërcënohen nga përmbytjet.

Postimi i plotë i Viktor Tushajt në Facebook:

“Lezha nen pushtetin e ujit!

Mijera hektare te permbytur, (mbi 2500 ha), lagjet e qytetit dhe rruget e tij ngjajne me Venezian, shtreterit e lumenjve Gjader e Drin kercenojne cdo sekonde banoret e pronat e tyre, rreshqitje dheu ne qytet por edhe ne zona te tjera te Lezhes, pasiguria e banoreve lezhjane si dhe paniku i tyre vazhdon e  rritet cdo minute, jane ato cfare po na ofrojne keto dite te para te 2021.

Padyshim qe keto do ishin probleme te medha edhe per nje qeveri te afte dhe te pergjegjshme, por kur banoret skane se kujt ti drejtohen per situaten e rende ne te cilen ndodhen, kur ndjehen te braktisur nen pushtetin e ujit, kur rreziku i humbjes se gjithshkaje pa kursyer edhe jetet e banoreve po shtohet cdo minute dhe kembana e alarmit akoma nuk ka zgjuar institucionet e ketij vendi, katastrofa behet kercenuese.

Prandaj urgjentisht e para te merren masa per te lajmeruar me cdo mjet njerzit qe u kanoset rreziku, dhe e dyta te mos kursehet asgje per ti mbeshtetur ne perballimin e kesaj situate te rende.

Keto mund ti beje edhe kjo qeveri e paafte dhe e papergjegjshme e Rilindjes”.

Lezha nen pushtetin e ujit!
Mijera hektare te permbytur, (mbi 2500 ha), lagjet e qytetit dhe rruget e tij ngjajne me…

Posted by Viktor Tushaj on Friday, January 8, 2021

SHKARKO APP