“Vila e Berishës, më e madhe se Shtëpia e Bardhë”
Deputeti socialist, Taulant Balla, ka replikuar gjatë seancës së sotme në Kuvend me Sali Berishën.
Ai i ka kujtuar Berishës vilën në Gjirin e Lalzit, pasi Berisha mohoi të ketë ndonjë vilë.
Balla e ka sfiduar atë, duke thënë se është gati të ballafaqohet me Berishën që këtë fundjavë.
“Mos ik, mos ik, ulu.
Pse ikën?
M.q.s je akoma aty.
Zotëria tha ‘po të kisha vilë, s’kam më punë këtu’.
Po kësaj këtu, ç’ti bëjmë kësaj?
Më të madhe se Shtëpinë e Bardhë e ka.
Pusho ti, do vijojmë edhe me vilat tuaja( replikon me Eduard Halimin) .
E nëse kjo s’është e vërtetë, e sfidoj të vijë me mua t’ja tregoj live atje, ose të shtunë të dielë të bëjnë plazh atje…
Ish-ministri i Financave i Saliut rezulton të jetë më i pasuri i rajonit”, tha Balla./