VIP-at po e marrin vaksinën jashtë radhe, shpërthen zemërimi

Nëse Organizata Botërore e Shëndetësisë bën thirrje që vendet e varfëra dhe në pamundësi për të siguruar vaksinën anti-covid të ndihmohen, yjet botërorë nuk pyesin dhe po tregohen ”të pamërshirshëm”. Ata po ”përleshen” se kush do të sigurojë vaksinën për të jetuar të qetë, pa stresin e Covid-19.

Një skandal i vërtetë ka shpërthyer në Poloni, pas raportimeve nga disa media se një numër i madh personazhesh të njohura dhe politikanë e kanë kryer vaksinimin kundër Covid-19 jashtë radhe.

Momentalisht në Poloni duhet të vaksinoheshin sipas programit vetëm punonjësit e shëndetësisë dhe familjarët e tyre dhe një gjë e tillë ka shkaktuar zemërim tek qytetarët. Hetimet për këtë çështje nisën pasi një aktor, një këngëtar dhe një prezantuese konfirmuan se tashmë e kanë marrë vaksinën e shumëpritur.

Mësohet se të gjithë këta VIP-a janë vaksinuar në Universitetin Mjekësor të Varshavës, i cili kishte disa doza shtesë që duhet të ishin realizuar deri në fund të dhjetorit. Kryeministri Mateusz Morawiecki e quajti rastin një skandal dhe u shpreh se nuk ka asnjë arsye se përse duhet të thyen rregullat e caktuara më përpara.

SHKARKO APP