Viron Bezhani: Një deputet spiunoi vëllain për të shkuar me gruan e tij

Pak ditë më parë, djali i Nazif Bezhanit, ish-kryesuesit të Komisionit për Verifikimin e Figurave, deklaronte për gazetën “Sot” se një deputet kishte spiunuar të vëllain, në mënyrë që të shkonte me gruan e tij.

Sot ai ka treguar për “GSH” se bëhet fjalë për një deputet të Dibrës, ndërsa nuk ka dhënë vetëm emrin.

Po ju tregoj një histori që vetëm në një gërmë që unë kam shtypur, doli një dosje mjaft e poshtër, për të cilën im atë thoshte se nëse kjo botohej, kush e di sa vetë do ta pësonin.

Është historia e një deputeti nga fshatrat e Dibrës, që futi në burg të vëllanë për të shkuar me nusen e vëllait.

Nuk është ndonjë problem t’i them edhe emrin, por është shumë e rëndë”, thotë Bezhani.

Për këtë arsye ai shprehet se është kundër hapjes së dosjeve, pasi sipas tij, do të shkaktoheshin konflikte edhe brenda familjes.

SHKARKO APP