Virusi ka hyrë që në Janar/Vasili: Detyra e pashmangshme që duhet të bëjë Rama
Përmes një deklarate për mediet, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili hedh idenë se Covid-19 ka hyrë që në muajin janar në Shqipëri dhe për të, ajo duhet të kishte bërë që qeveria, është një analizë të situatës janar-shkurt, situatës virologjike dhe strukturës së vdekshmërisë. Për këtë Vasili thotë se është një detyrë që duhej të ishte kryer dhe duhet kryer dhe është e pashmangshme për tu bërë.
Deklarata e plotë
”Epidemiologë të njohur të vendit kanë hedhur dyshime të forta që virusi mund të ketë qarkulluar që në Janar në Shqipëri dhe një analizë retrospektive të rasteve me ngarkesa më të larta virologjike, duhet të ishte bërë ndërkohë në mënyrë më profesionale duke analizuar dhe një pjesë të mirë të strukturës së vdekshmërisë të muajit janar-shkurt deri në fillimit të pandemisë. Detyrë kjo, pra analizë e situatës janar-shkurt, situatës virologjike dhe strukturës së vdekshmërisë është një detyrë që duhej të ishte kryer dhe duhet kryer dhe është e pashmangshme për tu bërë”.