Visar Zhiti: Nishani nuk më refuzon, propozimi për emrin tim s’ka shkuar ende tek ai
Shkrimtari dhe politikani Visar Zhiti thotë se nuk është e vërtetë që presidenti Bujar Nishani nuk e ka miratuar kandidaturën e tij për ambasador në Vatikan.
Zhiti thotë se propozimi i emrit të tij nuk ka shkuar ende tek Nishani.
“Nuk është e vërtetë që nuk e ka pranuar.
Teknikisht të hënën paraqitemi në Kuvend dhe pastaj propozimi i shkon presidentit, si instanca më e lartë e shtetit.
Nuk ka asnjë mundësi që presidenti të mendojë ndryshe.
Unë kam qenë ministër i dekretuar prej tij, kam dekoratën e firmosur prej tij si “Mjeshtër i madh i punës”.
Kështu që ai do të dijë të më vlerësojë edhe për të punuar në Vatikan”, thotë Zhiti për “GSH”.
Emri i tij është propozuar nga kryeministri Edi Rama, pavarësisht se një vit e gjysëm më parë ai ishte ministër i Kulturës i PD-së.
Dje u raportua se Nishani e kishte refuzuar kandidaturën e tij, por duket se, sipas Zhitit, kjo gjë nuk është e vërtetë.