Visar Zhiti: Pranova të bëhem ambasador në një moment të vështirë për mua

Visar Zhiti është paraqitur në Komisionin e Jashtëm, për t’u dëgjuar nga deputetët në lidhje me kandidaturën e tij për emërimin si ambasador në Vatikan. Ai ka thënë se e ka pranuar këtë detyrë, pavarësisht momentit të vështirë, duke iu referuar vdekjes së djalit të tij të vetëm. 

Në një moment të vështirë pranova këtë detyrë shpirtërore. Sepse bota ka nevojë për shpirtin, jo vetëm për materien. Tokën tonë e kanë shkelur 2 Papa, Vojtila që ndikoi në përmbysjen e regjimit komunist. Dhe po kështu u përsërit një vizitë e një Pape, e Franceskut. Ai zgjodhi Shqipërinë që është emblema e harmonisë fetare. Është më shumë se tolerancë. Ne nuk e ndalojmë, por e mbështesim njëri-tjetrin, pavaresisht fesë. Por, edhe si një vend martirësh”, tha Zhiti.

Ne kemi vlera dhe duhet t’i tregojmë këto, sepse është shtet moral. Dhe duke punuar në këtë drejtim, janë vlera që duhet të shtohen. Shqipëria ka një backround shumë të shkëlqyer për Europën. Dhe Europa është vonë të pranojë Shqipërinë, jo Shqipëria është vonë të pranojë Europën.

Sepse ne i kemi dhënë Skëndebeun Europës, që është quajtur mbrojtës i njerëzimit”, tha më tej Zhiti. I takon Shqipërisë që të realizojë vënien e statujës së Nënë Terezëz në Vatikan dhe ne duhet ta vendosim. Unë e kam ngritur dhe më parë këtë çështje. Unë marr përsipër që shtatorja e Nënë Terezës do të vihet në Romë”, u shpreh Zhiti.

SHKARKO APP