Viti 95′, ja si e mbronte në gjyq Sekretari i Përgjithshëm i PD djalin e Enver Hoxhës

 

Associated Press bën publike edhe videon ku protagonistë janë deputeti i PD-së, Arben Ristani dhe djali i Enver Hoxhes, Ilir Hoxha. Gjatë seancës gjyqësore që bëhej për djalin e ish-diktatorit, më 6 shtator të 1995, avokati i tij ishte sekretari i përgjithshëm dhe deputeti i PD Arben Ristani

Djali i një prej diktatorëve më të pamëshirshëm të Europës ka qenë i dënuar me një vit arrest shtëpie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ilir Hoxha, 46 vjeç, u dënua në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, pasi mbrojti emrin e babait të tij, diktatorit Enver Hoxha në një intervisë për një gazetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjykata e dënoi nën akuzën e shkaktimit të çrregullimit civil.

Ndërsa Shqipëria përballet me kritika të shumta për dështimin e saj në ecjen përpara për shkak të regjimit të saj komunist, djali i diktatorit Enver Hoxha është në telashe ligjore.

Enver Hoxha sndoi vendin e izoluar europiano-lindor deri kur vdiq në vitin 1985. Regjimi i tij do të kujtohet për abuzimin e të drejtave ët njeriut, korrupsionin dhe mungesës së të mirave bazike.

Djali i tij 46-vjeçar, Ilir Hoxha, mbrojti babain e tij në një intervistë për një gazetë. Pas lutjes së pasuksesshme të tij për pafajësi, gjykatësit e akuzuan atë për mosbindje civile dhe e dënuan me një vit arrest shtëpie.

Disa kritikë i frikësohen regjimit të ri të Presidentit Sali Berisha, se mos edhe ai vazhdon të injorojë lirinë e shprehjes.

Varri i ish-diktatorit u hoq nga varrezat e dëshmorëve dhe u vu në një vazrrezë të zakonshme në Tiranë.

Shumë shqiptarë të moshuar që rikujtojnë kohët e vjetra akoma shkojnë e vendosin lule në varrin e tij.

“Ky është figura më e lavdishme e popullit shqiptar,” thotë një shqiptar, mbështetës i Hoxhës.

Por jo çdo visitor tregon respekt për varrin e tij.

“Personi që ndodhet në këtë varr është barstard. Shkatërroi jetët tona. Dhe tani njerëzit fajësojnë demokracinë për vështirësitë e tyre. Ata harrojnë pasojat e diktaturës së tij,” thotë një tjetër, kritik i Hoxhës.

E veja e diktatorit, Nexhmije Hoxha, është në burg për korrupsion.

Që nga rënia e familjes Hoxha, shtëpia e tyre është kthyer në një shtëpi mysafirësh e qeverisë.

Zona përreth vilës tani është e hapur për publikun dhe është kthyer në një strehë për të rinjtë.

Gjatë kohës që Hoxha ishte në pushtet, qytetarët e Tiranës nuk lejoheshin të kalonin në atë zonë që quhet “Blloku” dhe njerëzit që jetonin aty quheshin “bllokmenë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?