Viti i 9-të si opozitë, PD ”luftë” apo paqe me Ramën?
Nga: Redjon Shtylla
Partia Demokratike dhe partitë aleate me të, po përgatiten për të 9-in vit rradhëzi, për të qenë opozitë e qeverisë në Parlamentin e Shqipërisë. Në këto 8 vite, PD-ja ka treguar qetësi, agresivitet, përplasje dhe shumë protesta të forta, por që më 25 prill nuk mundi të fitonte zgjedhjet.
Pas 2 vite mungesë, pasi dogjën mandatet, PD-ja rikthehet në Kuvend me ekip të vjetër dhe të ri. Në mesin e demokratëve ka shumë figura të reja, jo të mësuar me jetën politike dhe televizive. Në këtë mandat të tretë të PD-së në opozitë, me Lulzim Bashën prej 8 vitesh si kryetar, rruga është në dy drejtime, ”luftë” me pushtetin, ose paqe me Ramën. Kryeministri e ka qartësuar objektivin dhe ka dhënë udhëzimet që të nis puna për fitoren e 4-tër.
Gjithmonë PD-ja është sulmuar, madje në këtë prag të sesionit të ri parlamentar, selia blu sulmohet nga ish-funksionarë të saj, nga kritikë dhe ndaj lidershipit është krijuar një perceptim që fle gjumë. Ky mandat është vendimtar dhe për ish-kryeministrin Berisha, opozitarizimi i dy viteve ka qenë lule, para asajt se çfarë mund të bëjë lideri historik i PD-së.
I ftuar në ”Euronews Albalia”, përballë ish-zëdhënëses së tij, Erla Mëhilli, Sali Berisha u shpreh se ”Prania ime në Parlament është një dëshmie një përpjekjeje për të mbrojtur të vërtetën. E garantoj Edi Ramën se do të ketë një opozitarizëm që do t’i duken lule ato që kanë qenë më parë. Ai ka treguar ligësinë shpirtërore me shpifje e mashtrime. Të presë ai se ia tregoj unë se çfarë do të bëj”.
Mark Marku la mandatin ende pa e marrë atë, dhe ”sulmet” ndaj Bashës nuk i ka kursyer. Në emisionin “Opinion” Marku tha se Basha nuk e sjell PD në qeveri nëse nuk ndryshon, teksa thekson se qëllimi kryesor i kryedemokratit është të mbaj nën kontroll partinë. Po ashtu Marku thekson se Basha nuk reagon për të forcuar PD, duke thënë se shoqëria shqiptare nuk mund të pres kreun e demokratëve për ndryshim.
Në këto 8 vite është treguar më shumë se një herë se kur populli do ndryshim e arrin atë, dhe PD-ja është në këtë mandat në sfidën më të madhe, të luftës me me qeverinë, apo të bashëpunimit me Ramën, dhe Basha të mbetet përgjithmonë opozitar, nëse nuk çohen nga ana tjetër demokratët për të nxjerrë nga PD-ja.
Shtatori nis me shumë tension, muajt në vijim do të qartësojnë opozitën e Lulzim Bashës.