Vizat amerikane do t’ju refuzohen edhe politikanëve të korruptuar

Drejtori i zyrës për çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore Thomas Yazdgerdi i tha “Zërit të Amerikës” se SHBA janë të interesuara për mënyrën se si po bëhet reforma në drejtësi. Ai shton se e rëndësishme është që kjo të mos zvarritet.

“Ne shpresojmë që të miratohet sa më shpejt. Mendoj se të dyja palët janë pranë. Ato e kanë të qartë se rëndësia e kësaj reforme nuk u duhet lënë sherreve politike dhe përpjekjeve që njëra parti të fitonte pikë ndaj tjetrës.  Qytetarët shqiptarë duan një sistem drejtësie të pa korruptuar. Ne jemi të përfshirë intensivisht së bashku me kolegët evropianë, që figura e gjykatësit të kontrollohet dhe të verifikohet, që gjykatësi të jetë i kualifikuar, të mos jetë i korruptuar dhe që njerëzit të kenë besim tek sistemi i drejtësisë” – tha ai.

Shtetet e Bashkuara u investuan për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, madje si bashkë-autore e ligjeve. Kjo është një çështje tjetër e komplikuar dhe është bërë tashmë pjesë e reformës. Por, a ka filluar Amerika të trajnojë pjesëtarët e ardhshëm të kësaj njësie?

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është e rëndësishme që qeveria të arrijë të miratojë, me sa më shumë mbështetje që mundet, ligjet përkatëse për këtë byro. Ne e dimë se qeveria është e interesuar për të pasur një Byro Kombëtare Hetimi, pak a shumë si FBI-ja amerikane. Ne mendojmë se kjo është një ide e mirë dhe e mbështesim atë” – tha zyrtari i DASH.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kohët e fundit, Shtetet e Bashkuara bënë të ditur se nuk do t’u japin viza disa gjyqtarëve dhe prokurorëve të dyshuar për korrupsion. A do të shtrihet kjo praktikë edhe tek politikanët?

“Do të varet nga shqyrtimi i fakteve nëse një gjë e tillë është e justifikuar apo jo. Në rastin e gjyqtarëve atyre u janë mohuar vizat dha baza e këtij mohimi ka qenë korrupsioni. Në Shtetet e Bashkuara një praktikë e tillë bazohet ligjërisht tek dekretet presidencialë dhe kohët e fundit është përdorur në rastin e disa gjykatësve në Shqipëri”. 

Nëse perceptimi në Shqipëri është se politikanët janë po aq të korruptuar sa edhe gjykatësit e prokurorët, a pritet të shohim mohim vizash edhe për ta?

“Çdo pushtetar që kërkon viza për në Amerikë, mund të jetë objekt i këtyre dekreteve. Ne do t’i shqyrtojmë rastet për të parë nëse një gjë e tillë është e justifikuar”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?