Vizita e befasishme në Mal të Zi! Pse Edi Rama e mbajti sekret takimin?

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një vizitë jozyrtare dhe të pa paralajmëruar në Malin e Zi, duke vizituar Tuzin me këtë rast. Media e këtij vendi “Vijesti”, shkruan se Rama zgjodhi një restorant të Tuzit për të takuar Nik Djelosaj (Nikë Gjeloshaj), mbajtësin e listës elektorale të Listës Shqiptare.

Prezent në takim që ka zgjatur më shumë se një orë kanë qenë edhe shumë persona të tjerë. Diçka e tillë u konfirmua nga Djelosaj (Gjeloshaj) për mediat lokale por nuk zbuloi detaje nga takimi surprizë. “Po, ne u takuam sot dhe biseduam. Unë nuk mund t’ju them asgjë më shumë se kaq”,-tha shkurtimisht Djelosaj (Gjeloshaj).

Besohet se tema e takimit ishte procesi paszgjedhor dhe formimi i një mazhorance të re në Malin e Zi. Nga ana tjetër, Rama mbështeti Milo Gjukanoviç dhe DPS në fushatën zgjedhore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?