Vizita e ish-presidentit Klinton, Tirana vishet me flamujt e SHBA-ve. Nesër koncert me yjet e muzikës

Placeholder Image

Tirana gati të mikpresë ish-presidentin e SHBA-së Bill Klinton. Tirana është veshur me ngjyrat e flamurit amerikan.

Rrugët kryesore ku do të kalojë dhe eskorta që do të shoqërojë Klintonin janë zbukuruar me flamujt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat nesër festojnë dhe Ditën e Pavarësisë. Bashkia e Tiranës do të organizojë dhe një koncert në orën 20:00, në titulluar “American Night” tek Amfiteatri në Parkun e Madh të Liqenit Artificial.

Qytetarët do të mund të shijojnë këngët nga repertori amerikan, me super hite, me instrumentistët e Bandës së Qytetit, si dhe disa prej artistëve më të mirë, si: Eneda Tarifa, Ardita Meni (soprano), Gerald Murrja (tenor), Erlind Zeraliu (tenor). Pjesë e këtij koncerti do të jetë edhe Moza Bekteshi Dance Academy.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?