Vizita e Presidentit Meta te kisha Spiten-Prull e vitit 1402 (foto)

Dje (22 Nëntor 2020) Presidenti Meta ishte për vizitë te Kisha e Spiten-Prullit(Lezhë) e vitit 1402, ku u prit nga besimtarët katolikë të fshatit.

Më pas Presidenti shkoi në fshatin Kodër-Rreshen (Mirditë) ku takoi Tereze Filopati, një grua 95 vjeçare, e cila njihet si simbol i katolicizmit në krejt Mirditën.

Presidenti Meta u prit nga simpatizantë të shumtë të tij, të cilët kishin dalë me maska dhe jo me shumë se 10 veta në grupe të shumta, por në distanca të mirëpërcaktuar nga ministria e shendetsisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë dhjetra e dhjetra banorë të zonës kishin dalë në dyert e shtëpive, gjatë rrugës ku kaloi Ilir Meta, për të përshendetur Presidentin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në foto: Presidenti Meta me 95 vjeçaren Tereze Filopati dhe stërnipërit e saj

https://arkiva.kohajone.com/kisha-e-vitit-1402-dhe-komuniteti-katolik-i-dy-fshatrave-prull-dhe-spiten/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?