Vizita në Athinë, pse mungoi PDIU në delegacionin e Metës?

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i ftuar në emisionin “Top Show” është shprehur se kreu i Kuvendit, Ilir Meta, duhej të ishte treguar më i drejtpërdrejt në lidhje me çështjen çame në vizitën e tij zyrtare në Greqi. Idrizi i cili është partner koalicioni me LSI-në, thotë se Meta obligohet nga rezoluta për çështjen çame që të bëjë më shumë.

“Vizita e z. Meta në Greqi përkoi me letrën e komisionerit Hahn dhe në vigjilje të kësaj vizite, ministri i Jashtëm grek, Kotzias, iu drejtua me një gjuhë të zhdrejtë komisionerit Hahn për çështjen çame. Në këndvështrimin tim edhe të PDIU-së, gjuha e z. Meta ishte e pamjaftueshme. Ai duhet të ishte më i drejtpërdrejt, pasi obligohet nga rezoluta çame që është miratuar në parlamentin shqiptar si dhe është çështje prioritare edhe e qeverisë shqiptare. Zoti Meta deklaroi se duhet të shohim nga e ardhmja, por kërkesa për varrezat greke çështje nga e ardhmja është?

Pastaj, çështja çame nuk çështje nga e shkuara, por shumë aktuale, ashtu siç po e trajton komisioneri Hahn”, deklaroi Idrizi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i PDIU-së, kujtoi se Ilir Meta ishte një nga kryeministrat e parë që në vitin 1999 i kërkoi Athinës në mënyrë shumë më të drejtpërdrejt sesa sot që çështja çame duhet të trajtohet si çështje pronësore dhe e të drejtave të njeriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej ai shtoi se përbërja e delegacionit mund të ishte ndryshe, madje si rregull, ai deklaroi se duhet të ishte edhe një përfaqësues i partisë së tij.

“Delegacioni nuk reflekton as përbërjen e Parlamentit të Shqipërisë. PDIU është partia e katërt parlamentare dhe si rregull në vizita zyrtare duhet të jemi të përfshirë.

Në këtë rast nuk ishim dhe nuk na është thënë pse. Në vizitat zyrtare shkojnë përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare, unë kuptova vonë për këtë vizitë sepse do të kërkoja që të ishte edhe një përfaqësues të PDIU-së në delegacion, por do të kërkoj arsyen pse nuk ishim të përfaqësuar si parti. Mendoj se do të ishte rasti që të tregonim se jemi vende europiane që ulemi në tryezë dhe bisedojmë dhe s’jemi vende të Luftës së Dytë Botërore. Ishte një shans i munguar”, tha Idrizi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?