Vizita në SHBA, Pentagoni një ”ogur i mirë” për gjeneral Bajram Begajn

Kandidati i PS-së për President i Shqipërisë, Gjeneral major Bajram Begaj ka ngjitur shkallët e karrierës në ushtrinë shqiptare për 33 vite shërbim, teksa një arritje për të ishte vizita që bëri pak ditë më parë në Pentagon, e cila doli të ishte një orgur i mbarë.

Shefi i Shtabit i Përgjithshëm i Shqipërisë, në vizitën e tij të parë në Pentagon takoi zyrtarë të lartë, mes të cilëve kryetarin e Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-së, Gjeneral Mark A. Milley. Vizita ishte produkt i bashkëpunimit të ndërmjet dy vendeve dhe forcave të armatosura.

Shtetet e Bashkuara kanë dhënë 17 milionë dollarë për të fuqizuar kapacitetet e ushtrisë e Shqipërisë, tha Begaj, që theksoi se se prania e forcave speciale amerikane do të ndihmojë në këshillimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një intervistë për ”Zërin e Amerikës”, gjenerali Bajram Begaj tha se gjatë takimit që ka mbajtur këtë javë me shefin e ushtrisë amerikane, gjeneralin Mark Milley, kanë diskutuar për bashkëpunimin mes dy shteteve, por edhe për luftën në Ukrainë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?