Vjedhja e 713 milionë lekëve nga në BSh, mbyllen hetimet për Fullanin

 

Prokuroria mbyll hetimet për ish Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani. Mësohet se të hënën Fullani do të paraqitet në prokurori për t’iu komunikuar akuza.

Fullani u akuzua për shpërdorim detyre pas zbulimit të vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë. Lajmi u bë I ditur paraditen e 24 korrikut 2015

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai akuzohet se ka shpërdoruar detyrën të paktën në 5 pika, duke krijuar kushte që të cënohet siguria e parave të Bankës së Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetë Fullani gjithmonë ka shprehur pafajësinë në lidhje me këtë vjedhje.

Më 20 maj Gjykata e Tiranës dënoi me 13.4 vite burg, Ardian Bitraj ish- punonjës i Thesarit dhe Mimoza Bruzian me 10 vite burg për akuzën e vjedhjes nga Thesari i Bankës së Shqipërisë, në qershor të vitit të kaluar.

Ardian Bitrajn ka pranuar se ka kryer vjedhjen duke deklaruar se lekët i kishte humbur në pikat e lotove sportive ku ai luante rregullisht

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?