Vjedhja e bujshme, avokati i sanitares: S’dyshohen për bashkëpunëtorë të tjerë

Nënë e bir janë kryefjala e lajmeve në Shqipëri. Artan Gjermeni, avokati i Rozeta dhe Havier Dobi thotë se vjedhja e mijëra eurove në banesën e Alda Klosit është kryer në bashkëpunim nga nënë e bir. Për të nuk ka dyshime për bashkëpunëtorë të tjerë në grabitjen spektakolare.

“Nuk ka akuzë për grabitjen por për vjedhje. Deri në këtë fazë dyshimin më i arsyeshëm i konstatuar nga gjykata është për bashkëpunimin e nënë e bir për vjedhjen e kësaj pasurie. Deri sot nuk kemi definicionin që të konstatojë hapësirën në kohë dhe hapësirë. Dyshimi i arsyeshëm është për vjedhje në një rast, për banesën e zyrtares Alda Klosi”, tha avokati për ”Euronews Albania”.

Nënë e bir, Rozeta Dobi dhe Havier Dobi janë lënë sot në burg, pasi akuzohen për vjedhjen e mijëra eurove, dollarëve si dhe një sasie aksesorësh floriri në banesën e ish-zyrtares së lartë, Alda Klosi. Nënë e bir nuk kanë dhënë asnjë deklaratë para gjyqtarit Arben Micku që udhëhoqi dhe seancën gjyqësore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?