Vjedhjet në Albcontrol, Berisha: Balluku shpenzoi 400 mijë euro për kontrollin mjekësor të stafit

Në Rinas kemi një situatë që nuk ka problem vetëm qëndrimin e kontrollorëve, por është më i thellë se kaq. Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sipas tij, disa nga vjedhjet galopante të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku në këtë kompani.

Në facebook Berisha ka publikuar investigimin e Boldnews, i cili ka zbuluar tenderat me çmime stratosferike për shërbime shëndetësore të stafit të cilat arrinin në 400000€, si dhe për trajtimet e dy punonjësve, me një çmim prej 300000$.

”Këto janë vetëm disa nga vjedhjet e Ndrikull Gryksisë në Albkontroll: 400000 € për kontrollin mjeksor të stafit. 300000$ për trajnimin e dy personave”,-shkruan Berisha.

SHKARKO APP