Vjosa Osmani: Presidenti Meta ka qenë qenë zëri edhe i Kosovës në sfida të rëndësishme

Në konferencën për shtyp pas takimit me Presidentin Meta, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka vlerësuar rolin e tij edhe për mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Kosovës.

Kosova ka qenë dhe do të mbetet shtëpia juaj e dytë prandaj jeni të mirëseradhur. Një muaj më parë shtetet tona nënshkruan 19 marrëveshje. Është më se e nevojshme që ato të zbatohen edhe në praktikë për ta forcuar edhe më shumë bashkëpunimin. Axhenda jonë mbetet e fokusuar në konsolidimin edhe më tej në pozicionin tonë si shtet i pavarur. Objektivi ynë i qartë mbetet anëtarësimi në BE dhe në NATO. Kosova po përgatit aplikimin e saj për statusin e vendit kandidat në BE. Kosovën dhe Shqipërinë i bashkon shumë gjë, por ajo që na bashkon më shumë është e ardhmja euroatlantike. Në emër të të gjithë qytetarëve ju faleminderit për ndihmën që i keni dhënë Kosovës. Sot është 12 vjetori i Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë sa i përket pavarësisë së Kosovës që e vulosi pavarësinë dhe integritetin territorial. Faleminderit që në të gjitha këto rrugë keni qenë krah nesh”, tha Osmani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?