Vjosa Osmani pret në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë: Me rëndësi bashkëpunimi

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Në këtë takim bëhet me dije se u diskutua mbi zhvillimet e fundit në vend dhe në rajon, duke u ndalur edhe tek tensionet në Veri të Kosovës. Osmani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Shqipërinë dhe aleatët e tjerë, me qëllim të ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në vend dhe në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?