Vladimir Kosta: PS-së në Qarkun e Gjirokastrës i ka rënë një fatkeqësi, ka koordinator Arben Ahmetajn

Deputeti socialist i Përmetit, Vladimir Kosta, ka shprehur rezervat lidhur me koordinatorin e caktuar nga Partia Socialiste për Qarkun e Gjirokastrës, Arben Ahmetajn.

Në një postim të bërë në rrjetin social Facebook, Kosta shprehet se emërimi i Ahmetajt në këtë detyrë është fatkeqësi për Partinë Socialiste në gjithë qarkun e Gjirokastrës.

“Një fatkeqësi e madhe i ka rënë PS -së në Qarkun e Gjirokastrës, që koordinator politik ka të paaftin Arben Ahmetaj”, shkruan Kosta në faqen e tij në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti Kosta ishte kritik edhe para zgjedhjeve me PS-në. Ai ka shprehur rezervat për kandidatin e PS në Përmet dhe koha duket se i dha të drejt. Jaçe humbi në mënyrë të paimagjinueshme në një nga bastionet historike të së majtës. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?