Vlahutin: Gjyqtarë me miliona euro pasuri, si ka mundësi?

 

Pas ambasadorit amerikan, edhe ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin “heq dorezat” diplomatike sa i përket çështjes së korrupsionit.

Kështu, gjatë konsultimit për reformën në drejtësi, ajo tha se është e çuditshme se si gjyqtarë që marrin paga të vogla, kanë pasuri prej miliona eurosh.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ka disa gjyqtarë në vend, pronat e të cilëve kanë vlerë miliona euro dhe që janë të pashpjegueshme. Është pak e pashpjegueshme kur në një vend të vogël e të varfër dhe ku paga më e madhe e një gjyqtari është 1500 euro, disa kanë akumuluar miliona euro. Pse ndodh kjo? Ndoshta shumë prej tyre janë martuar me partnerë shumë të pasur apo për shkak të faktit që vijnë nga familje të pasura. Si është e mundur që 150 referime kriminale për pasuri të pashpjegueshme gjatë vitit të fundit kanë përfunduar në 4­-5 ndjekje penale?! A është ky një sistem që mendohet se do t’i mbrojë qytetarët nga korrupsioni apo është sistem për të mbrojtur personat e korruptuar nga përballja me ligjin?! Duhet të ketë qartësi”, deklaroi ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, ambasadori francez në Tiranë, Bernard Fitoussi deklaroi sot se qeveria shqiptare duhet të marrë masa për luftën ndaj korrupsionit. Teksa u ndal tek ndryshime kushtetuese, ai theksoi se emërimet në drejtësi duhet të jenë transparente. Nga ana tjetër ambasadori lëshoi një mesazh të qartë, ndërsa pohoi se në këtë proces duhet të bëhet dallim se cilët janë gjyqtarët e korruptuar.

“Lufta ndaj korrupsionit ka shumë rëndësi. Puna mund të bëhet në afatshkurtër, qeveria të marrë masa. Emërimet në drejtësi duhet të jenë transparente. Të bëhet dallimi cilët janë gjyqtarët e korruptuar”, tha ambasadori Fitousi. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?