Vlahutin: Krimi s’duhet të dalë mbi institucionet

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, deklaroi sot se mashtrimi nuk mund të jetë më i fortë se sa institucionet.

Teksa mori pjesë në konferencën vjetore të OLAF, Zyra Evropiane kundër Mashtrimit, e cila këtë vit u mbajt në Tiranë, ambasadorja bëri thirrje për një forcim të bashkëpunimit rajonal si dhe ngritjen e institucioneve të cilat luftojnë mashtrimet, si dhe investigojnë, hetojnë dhe penalizojnë abuzimet me fondet e shtetit.

Gjithashtu, ajo foli dhe për kombinim të kapaciteteve institucionale dhe transparencës publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në mënyrë që të kemi mundësi të mbrojmë dhe promovojmë interesin publik me efikasitet dhe përdorimin e duhur të fondeve publike, duhet patjetër të ketë një kombinim të kapaciteteve institucionale dhe transparencës publike, të cilat së bashku japin garancinë e duhur qytetarëve tanë për përdorimin e parave”, tha Vlahutin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?