Vlerësimi i Kadaresë nga Franca, Meta: Uroj të jetë një fillim i mbarë për afirmimin e merituar europian të popullit tonë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas dhënies së titullit të lartë nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” për shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare.

Kreu i Shtetit ka dhënë një urim dhe një mesazh të fortë jo vetëm për shqiptarët në ditën e parë të këtij viti.

“Vlerësimi i lartë i shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare, uroj të jetë një fillim i mbarë në këtë ditë të parë të 2020 për afirmimin e merituar europian të popullit tonë! ????”, shkruan Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?