”Vlora do ja bëjë fora”/ Grisejda Myslimi: Mijëra të reja dhe të rinjtë, nëna dhe baballarë besojnë te LSI

Kandidatja për deputete e LSI-së, e dyta në listën e qarkut të Vlorës, Grisejda Myslimi, ka falënderuar mijëra të reja dhe të rinj, nëna dhe baballarë që mbështesin dhe më 25 prill, do të votojnë për LSI-në. ”Së bashku të marshojmë drejt kutive të votimit më 25 Prill, Ditën e Triumfit të Rinisë dhe të gjithë Shqipërisë. Bashkohuni me Ndryshimin! Bashkohuni me Shpresën. “Rilindja” ka kapitulluar”,-shkruan në facebook, kandidatja e LSI-së.

Postimi i plotë

Mirënjohje dhe falënderim të përzemërt për mijëra të rejat dhe të rinjtë, nënat dhe baballarët e Vlorës sonë të dashur për besimin e dhënë për programin qeverisës të LSI dhe për mbështetjen në çdo hap tonin në misionin e përbashkët për ta çliruar Vlorën dhe të gjithë Shqipërinë nga “Rilindja”.

Së bashku të marshojmë drejt kutive të votimit më 25 Prill, Ditën e Triumfit të Rinisë dhe të gjithë Shqipërisë.

Bashkohuni me Ndryshimin!

Bashkohuni me Shpresën!

“Rilindja” ka kapitulluar! FITORJA E MADHE erdhi! VLORA DO JA BËJË FORA! VOTONI LSI! VOTONI NUMRIN 6.

SHKARKO APP