Vlorë – Meta me të rinjtë: Të refuzojmë këtë politikë konfliktuale
Kreu i LSI, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me të rinjtë e Vlorës. Në fjalën e tij Meta tha se është detyrë që të refuzojmë këtë politikë konfliktuale.
Meta: Ne duhet të ndeshemi dhe përballemi me globalizimin. Nuk duhet të jemi kaq të shpërndar, u bënë kaq vite që jemi një vend kandidat dhe ende për fat të keq, diten e enjte i duket sikur nuk ka ndodh ndryshim i madh, ne fakt ka ndodhur. Politika duhet të përqëndrohet te zgjidhja e problemeve jo te mbajtja gjallë e problemeve. Jemi një vend modest qe nuk e ka luksin që mes këtij konflikti të provokojë te të rinjt ëndrren e largimit. Është një detyre ta refuzojme këtë politik konfliktuale që shqiptaret e kanë dhe si popull mesdhetar edhe si popull ballkanik të shkojnë në kundërvënie të njeri-tjetrit.
KOHA JONË SONDAZH

