VOA: Betimi i gjyqtarëve, PS po shkel Kushtetutën

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, publikoi sot dokumente të reja drejtuar SPAK-ut për të helluar hetimet mbi ato, që ai i quajti “veprimtaria kriminale e kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, gjatë detyrës së tij”. Direct lin

Këto dokumenta zoti Meta ia shtoi kallëzimit penal të nëntorit, ku zoti Dvorani akuzohet për shkelje që shkaktuan mosplotësimin e kuorumit të Gjykatës Kushtetuese, ndaj i “duhet ndaluar menjëherë shpërdorimi i funksionit publik, përmes të cilit ai synon kapjen politike të Gjykatës Kushtetuese”.

Presidenti Meta tha sot në një deklaratë për mediat se “vendin e fundit vakant në Gjykatën Kushtetuese zoti Dvorani po përpiqet ta zërë vet përmes vonimin e procesit të plotësimit të kësaj Gjykate, keqinformimeve dhe shkeljeve në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”.

Presidenti Meta tha se parlamenti nga një anë ftoi Komisionin e Venecias të interpretonte mbi betimin e gjyqtarëve kushtetues, por një ditë para se delegacioni i tyre të mbërrinte në Tiranë parlamenti e ndryshoi vet atë nen të ligjit mbi betimin e gjyqtarit kushtetues, pa pritur përgjigjen nga Komisioni i Venecias.

“Ky ligj synon vendosjen e këtij procesi nën kontroll politik të Partisë Socialiste dhe të nxijë integritetin e çdo anëtari të ri të Gjykatës Kushtetuese, duke i dhënë mesazhin se çdo emërim në këtë Gjykatë do të kalojë përmes testit të besnikërisë politike”.

Ai theksoi se do të shkonte vet në Komisionin e Venecias për t’u shpjeguar ato që po ndodhnin në Tiranë me institucionet dhe reformën në drejtësi.

“Republika e Shqipërisë po përjeton gjendjen më të rëndë të kapjes së shtetit në kontinent, por nuk do të pranoj instalimin e grushtit të shtetit, përmes shndërrimit të institucionit më të rëndësishëm të drejtësisë, Gjykatës Kushtetuese, në një polici antikushtetuese të shtetit të PPP-së” – tha zoti Meta.

Palët kërkuan si arbitër Komisionin e Venecias, por shumica socialiste miratoi në parlament një ndryshim në ligjin për organizimin e Gjykatës Kushtetuese i cili synon të shmangë betimin e anëtarëve të kësaj gjykate vetëm te presidenti i Republikës. Kushtetuta parashikon shprehimisht se “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës së Shqipërisë”./VOA

SHKARKO APP