VOA: Konflikti për “vulën” e PD-së, Gjykata e Lartë kthen çështjen në Apel

Në Shqipëri Gjykata e Lartë ktheu për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit konfliktin mes grupimit të ish kryeministrit Sali Berisha dhe atij të zotit Lulëzim Basha për përfaqësimin zyrtar të Partisë Demokratike.

Më 3 mars të këtij viti, gjykata e Apelit ia riktheu çështjen Gjykatës së Tiranës, e cila kishte njohur Kuvendin kombëtar të thirrur nga grupi i Rithemelimit dhe vendimet e dala prej tij, përfshirë shkarkimin e të gjitha strukturat dhe figurat drejtuese të Partisë Demokratike. Ndaj këtij vendimi bëri ankim grupimi i zotit Berisha.

Por sot Gjykata e Lartë u shpreh se Apeli “ka lejuar shkelje procedurale që e bëjnë të cenueshëm vendimin e dhënë prej saj” e për këtë arsye çështja do të duhet të rigjykohet nga një tjetër trupë gjyqtarësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa në Gjykatën e Lartë kishte nisur seanca, ish kryeministri dhe mbështetësit e tij organizuan një protestë pranë Gjykatës. Në fjalën e tij, zoti Berisha, sulmoi gjykatat të cilat sipas tij me urdhër të kryeministrit Edi Rama, duan të lënë vendin pa opozitë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas publikimit të vendimit, zoti Berisha tha se “Gjykata e Lartë nuk u ngrit në lartësinë e misionit të saj që të rrëzojë përfundimisht vendimin e Apelit… e të bënte njohjen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së parë”.

Me situatën e krijuar, pavarësisht se mbetet në fuqi vendimi i Gjykatës së Tiranës, deri në një vendim të formës së prerë, përfaqësimi zyrtar i mbetet zotit Basha, i cili reagoi duke e konsideruar vendimin e sotëm “një tjetër hap drejt vendosjes së drejtësisë së vonuar për çështjen e PD-së”. /VOA/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?