VOA: Mbështetësit e PD ndaluan makinën e Xhuvanit, pastaj pati shkëmbim zjarri

Nga Zëri i Amerikës (VOA)

Në Shqipëri, Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, i cili mendohet se është angazhuar në mbështetje të fushatës e Partisë Socialiste, mbeti sot i vrarë në qytetin e Elbasanit

Policia njofton se është vënë në pranga autori i dyshuar i vrasjes, Arbër Papleka, i angazhuar në fushatën e Partisë Demokratike. Katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve dhe një punonjëse e policisë, e cila sipas njoftimit zyrtar, po përpiqej të parandalonte krimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbetet e paqartë dinamika e ngjarjes. Dyshohet se mbështetës të Partisë Demokratike kanë bllokuar automjetin me të cilin lëvizte Xhuvani, dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë, pasi dyshonin se ai po lëvizte me para për të blerë vota. Sipas të dhënave ende jo zyrtare, mes palëve ka patur dhe një shkëmbim zjarri. Mësohet se autori i dyshuar i vrasjes, Papleka ka deklaruar në polici se ai ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Xhuvani ishte denoncuar dhe më parë nga Partia Demokratike, si pjesë e konfliktit mes mbështetësve të saj dhe atyre të Partisë Socialiste në Elbasan gjatë festës së Ditës së Verës.

Sipas policisë “janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë Elbasan dhe Tiranë, disa persona të dyshuar se kanë dijeni apo lidhje me ngjarjen”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?