Vojo Bregu: Gjoba e Becchetti-t, sa dyfishi i buxhetit për fermerët në 8 vite. Autokracia është armik i drejtpërdrejtë i zhvillimit
Koordinatori i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vorë, Vojo Bregu thotë se gjoba e Becchetti-t është thuajse sa dyfishi i buxhetit për fermerët në 8 vite.
Në një reagim përmes rrjeteve sociale, kandidati i LSI-së për deputet në Qarkun e Tiranës shprehet se kjo e tregon qartë që egoja e dyshes Rama-Veliaj është më e rëndësishme se puna e fermerit.
Gjithashtu, thotë Vojo Bregu, kjo vërteton teorinë se autokracia është armik i drejtpërdrejtë i zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies.
“Gjoba e Becchetti-t është thuajse sa dyfishi i buxhetit për fermerët në 8 vite. Kjo e tregon qartë që egoja e dyshes Rama-Veliaj është më e rëndësishme se puna e fermerit. Gjithashtu vërteton teorinë se autokracia është armik i drejtpërdrejtë i zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies”, shprehet kandidati i LSI-së për deputet në Qarkun e Tiranës, Vojo Bregu.