Vojo Bregu: Objektivi po bëhet përherë e më i afërt, shpresa sa vjen e rritet! Ndryshimi do ta mposhtë Rilindjen
Koordinatori i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vorë, njëherësh dhe kandidat i kësaj partie politike në Qarkun e Tiranës, Vojo Bregu, një javë paar zgjedhjeve të 25 prillit i bën thirrje shqiptarëve të votojnë pasivisht të dielën e ardhshme në mënyrë që të bëhet e mundur që Ndryshimi ta mposhtë Rilindjen!
“Mbeten vetëm 7 ditë nga zgjedhjet e 25 Prillit!
Objektivi po bëhet përherë e më i afërt, shpresa sa vjen e rritet!
Takoj çdo ditë njerëz që kanë dëshirë për ndryshim, që kanë vendosur se erdhi koha që Shqipëria të ecë me hap më të shpejtë.
Po bëjmë maksimumin që Shqipërinë ta bëjmë shtëpinë tonë të përbashkët.
Për këtë kemi nevojë që në ditët e fundit, të gjithë ne të shtojmë përpjekjet, për të mobilizuar të pavendosurit të hedhin hapin e madh krah nesh.
Të punojmë fort që Ndryshimi ta mposhtë Rilindjen!”, shprehet Vojo Bregu.