Vokshi akuza Bashës: Po tenton ta minojë PD-në në arenën ndërkombëtare
Deputetja demokrate Albana Vokshi, hedh akuza ndaj ish-kryetarit të PD-së Lulzim Basha, duke thënë se ka nisur një fushatë minimi për partinë në arenën ndërkombëtare. Po ashtu Vokshi nënvizon se edhe Alibeaj vijon me axhendën e tij, që për fat të keq është axhenda e Bashës.
“Partia Demokratike është baza dhe aty është e bashkuar. Por po, sot ka një problem me Grupin Parlamentar. Nuk janë 35 deputetë, por më pak se aq, që janë të veçuar. Edhe pas protestës ka pasur bisedime me ta. Ndërsa mbledhjet që bën zoti Alibeaj bëhen edhe në mungesë të kuorumit.
Zoti Alibeaj vazhdon me axhendën e tij, që për fat të keq është axhenda e Bashës. Zoti Basha dhe ndonjë tjetër po përpiqen edhe ndërkombëtarisht ta minojnë Partinë Demokratike. Dje në shesh qytetarët tregojnë se nuk hanë bar. Pra në momentin që qeveria sillet si armik me ta, ata çohen dhe protestojnë duke i treguar Edi Ramës të vetmen gjuhë që ai kupton”.