Vokshi: Demokratët e dinë se ne i fituam zgjedhjet, por na i vodhën

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka përcjellë një mesazh në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook” ku tregon se demokratët më shumë se kurrë e kanë shpresën tek Lulzim Basha.

Në reagimin e saj, Vokshi tregon se sipas saj të gjithë demokratët e dinë që PD-ja i fitoi zgjedhjet, por ato u vodhën.

Nga ana tjetër, ajo thotë se pas zgjedhjeve në PD, demokratët janë më të bashkuar e më të fortë për përballimin e sfidave të mëdha që i presin deri ne rrëzimin e regjimit të Edi Ramës.

“Anëtarësia e PD votoi mbi 80% Lulzim Bashën sepse ata besojnë te ai. Më shumë se kushdo tjetër, demokratët e dinë se PD nuk i humbi zgjedhjet, por ato u vodhën. Më shumë se kushdo, demokratët kanë ndjerë mbi supe presionin, represionin, shantazhin, kërcënimet e një partie-shtet të bërë palë me krimin. Pas zgjedhjeve në Parti, demokratët janë më të bashkuar e më të fortë për përballimin e sfidave të mëdha që i presin deri ne rrëzimin e regjimit të Edi Ramës”, u shpreh dje deputetja demokrate Albana Vokshi.

SHKARKO APP