Vokshi: Duam zgjedhje të lira, kjo është kauza më kryesore e opozitës

Deputetja e PD-së Albana Vokshi, thotë se kauza më e rëndësishme e opozitës sot janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Për të me Edi Ramën si kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. ”Kërkojmë një qeveri teknike, ashtu sikundër ndodh në Maqedoninë e Veriut, që 3 muaj para zgjedhjeve kemi modelin e qeverisë teknike”.

Ajo tha se protestat do të vijojnë si para Bashkisë së Tiranës, ashtu edhe në çdo vend tjetër, kjo derisa Erion Veliaj të largohet me hir ose me pahir nga karrigia e kryebashkiakut.

”Do protestohet për të drejtat e mohuara të opozitës. E patë se çfarë ndodhi dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak? U miratua vendimi që shtohen 400 punonjës, janë patronazhistët që kërkojnë ti përfshijnë në zgjedhje. E dini çfarë vendimi u miratua dje, ai për marrjen me qera të hapësirave për kopshte apo çerdhe. Po merren në periferi sipërfaqe me 15 euro m2, këtë vlerë nuk e gjen as në qendër të Tiranës, dhe jo më në periferi”, tha Vokshi në ”News 24”.

SHKARKO APP