Vokshi nxjerr pamjet: Realiteti rrëzon propagandën e qeverisë në ikje, grumbullime masive në shkolla
Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi ka publikuar disa pamje nga dita e parë e shkollës, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për propagandë.
Përmes një reagimi në ‘Facebook’, Vokshi thekson se situata në shkolla është shumë ndryshe nga ajo që reklamon kryeministri.
Ajo ka nxjerrë disa foto nga shkolla “Gustav Mayer” në Tiranë, ku shihet se jashtë ambienteve të këtij institucioni ka grumbullime të shumta.
MESAZHI I VOKSHIT
#Propaganda e Kryeministrit Rama vs #Realiteti nê shkolla këtë fillim viti. Përkundër fotove të përzgjedhura nga Kryeministri, situata në shumë shkolla është krejt ndryshe. Kjo është shkolla Gustav Mayer në Tiranë.
Mungesë organizimi nga ana e shkollës që ka cuar në grumbullime prindërish e nxënësish… asnjë mundësi për respektim të protokollit të sigurisë së shëndetit.