Vokshi-Ramës: Më mirë si Pamlea Anderson, sesa të jesh si Mr. Bean
Në Kuvend vazhdojnë replikat mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. Pasi kryeministri Rama krahasoi kreun e PD-së me aktoren Pamela Anderson kur kërkonte të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme në jug, deputetja Vokshi iu përgjigj Ramës duke i thënë se më mirë si Pamela, që dhe në filmin Baywatch shpëton njerëz sesa të jesh gaztor si Mr.Bean, i cili edhe kur s'do të qeshësh të bën të qeshësh me zor.
"Të krahashohesh me ju është si të krahasosh postën elektronike me postën me zogj. Faklti që e rrënuat shtetin duke e drejtuar me veshë, si ata muzikantë që nuk njohin notat, por i ban gjallë institkti i tallavasë. Kryetari juaj i riu shkoi në një fshat në kodër dhe në tokë të thatë, urdhëronte qeverinë të shpallte gjendjen e emergjencës. Ai mund t'i jetë dukur ndonjërit si Pamela Anderson në filmin Baywatch", tha Rama,
Ndërsa deputetja Vokshi u shpreh: " Më më mirë Pamlea Anderson që shpëton njerëz edhe në filmin Baywatch sesa si Mr. Bean që të bën të qeshësh edhe me zor, meqë kryeministrit Rama i pëlqen shumë Pamela", duke shtuar me te se kryeminsitri eshte i trembur pasi njerzit ne jug perzune te derguarit e qeverise, pasi sipas saj per ta nuk u be asgje.