VOLTANA ADEMI ZBRET NË FUSHËN E BASKETBOLLIT PËR MESHKUJ

 

Fushata elektorale bëhet edhe më e bukur, kur kandidatët i japin prioritet sportit. Dhe bëjnë mirë që e përdorin imazhin e tyre në fusha sportive. Por do të duhet të jetë më mirë, që nëse zgjidhen në krye të bashkive, të financojnë për sportin.

Voltana Ademi, kandidatja e PD për bashkinë e Shkodrës, ka zgjedhur të ndjekë ndeshjen e basketbollit për meshkujt Vllaznia – Kamza. Ajo ka postuar disa foto në facebook, ku thotë se është e lumtur që Vllaznia e fitoi ndeshjen dhe do të jetë në finale, duke dhënë mbështetjen për ekipin e basketbollit shkodran.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt, nuk është një lidhje rastësore ajo e Voltana Ademit dhe sportit. Kështu, Voltana Ademi, kandidatja e PD për Shkodrën, është vajza e Vehbi Ademit, ish basketbollist i skuadrës Vllaznia. Dhe kështu, shumica beson se sporti do të jetë më i mirëfinancuar nëse Voltana do të zgjidhet për bashkinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?