Von der Leyen: Mund të hapim të gjithë grup-kapitujt me Shqipërinë deri në fund të 2025-ës
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen thotë se nëse gjërat ecin siç duhet, do të hapen të gjithë grup-kapitujt deri në fund të vitit të ardhshëm.
Për ju, a është 2030 një afat i mundshëm për anëtarësimin?
“Ne bashkëpunojmë me Shqipërinë. Procesi varet nga meritat e çdo vendi dhe është shumë e rëndësishme kjo dhe për vendet anëtare. Me Shqipërinë kemi një shembull vërtet të shkëlqyer, gjerat kanë ecur shpejt dhe nëse gjërat do të ecin siç duhet, ne ndoshta do të hapim të gjithë grup-kapitujt deri në fund të vitit të ardhshëm.
Është një plan ambicioz, ka nevojë për shumë punë, prandaj ka arsye që të mos kemi një datë të saktë. Ky proces varet nga merita e çdo vendi”, tha Von der Leyen.