Von der Leyen: Shqipëria përfiton 920 milionë euro nga plani i rritjes, transferuat në euro do të jenë falas

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se Shqipëria do të përfitojë 920 milionë euro nga plani i rritjes së Bashkimit Europian. Në total për Ballkanin Perëndimor fondi i akorduar është prej 6 miliardë eurosh.

“Jam tejet e gëzuar se sa shumë ka arritur Shqipëria në rrugëitmin e saj drejt BE. Të jeni të sigurt, që zgjerimi do të vazhdojë të jetë përparësi edhe në mandatin e ardhshëm. Sepse i kemi të gjitha mekanizmat.

Tani duhet të fillojmë edhe me parafinancimin prej 64 milionë eurosh deri në fund të vitit. Pra, cilësia e planit të reformave është e mirë. Gjithsej Shqipëria do të marrë më shumë se 920 milionë euro nga plani i rritjes. Ju jeni në rrugën e duhur për t’iu bërë pjesë e zonës unike të pagesave në euro që prej vitit të ardhshëm. Kjo do të thotë që transfertat në euro do të jenë më të shpejta dhe falas”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?