Von der Leyentakon Begajn në Presidencë, në fokus integrimi i Shqipërisë në BE
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen vijoi vizitën e saj në Shqipëri me një takim me Kreun e Shtetit.
Von der Leyen ka përfunduar takimin me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj. Në fokus të diskutimeve ka qenë integrimi i Shqipërisë në BE dhe ndihma financiares që KE i jep vendit tonë nëpërmjet planit të zhvillimit ekonomik.
“E vlerësoj thellësisht angazhimin tuaj personal për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin tonë. Si dhe perspektiva juaj unike për pajtimin, integrimin dhe prosperitetin e rajonit”, shkruan Von der Leyen.
Ditën e djeshme, Presidentja e KE u takua me kryeministrin Edi Rama, me të cilin zhvilloi dhe një konferencë për mediat. Von der Leyen ka filluar nga Tirana turin e saj në rajon, ndërsa e mbyll të shtunën në Prishtinë.