Vorë, Meta: Bashkie e re, model shërbimi
Politikë E Martë, 6 Prill 2021 07:15
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë një takimi me të rinjtë në zonën e Vorës, premtoi se bashkia e re do të jetë modeli më i mirë i shërbimit ndaj banorëve.
“Do të zbatojmë programin tonë dhe do e bëjmë bashkinë e re të Vorës modelin më të mirë të shërbimit”, tha Meta.
Kreu i LSI-së shtoi se prioritet i veçantë do i jepet nxitjes së punësimit dhe formimit profesional.