Vota e Diasporës/ Sot nis procesi i regjistrimit në platformën online PER, ja hapat që duhet të ndiqni

KQZ hapi sot platformën për regjistrimin e diasporës për të votuar nga jashtë vendit në faqen zyrtare kqz.gov.al. Çdo emigrant që më 11 maj ka të drejtën për të votuar, duhet të regjistrohet online, në mënyrë që marrë pjesë në procesin e parë zgjedhor në vend, ku merr pjesë edhe diaspora.

Regjistrimi kërkon një pajisje elektronike, të çfarëdoshme, që mjafton të ketë internet dhe një kamera.

Llogaria krijohet vetëm duke treguar zgjedhësi fytyrën e tij të gjallë përpara kamerës, për të shmangur votimet familjare apo përmes personave të tjerë.

Për sa i përket regjistrimit duhet një numër i saktë telefoni adresë e-maili dhe më pas ndërtohet një pasword që ka 8 karaktere.

Për ta aktivizuar regjistrimin KQZ, përmes email-it apo numrit të telefonit dërgon një kod 6 shifror për ta aktivizuar.

Vlen për tu theksuar që duhet që aplikanti të ketë telefon me kamera sepse regjistron fytyrën dhe kjo është pjesë e procesit.

Pasi të ketë mbarur regjistrimi aplikoni del për tu regjistruar përsëri, pas skanimit të pasaportës apo kartës së identitetit e dokumentet e tjera, autoritetet kanë kohë 3 ditë për të kthyer përgjigje nëse është e vlefshme.

Në momentin që regjistrimi është i suksesshëm ai hiqet nga lista e zgjedhësve dhe e përfshin në listën finale, në atë që do të quhet lista e votuesve të diasporës.

Në adresën e saktë që aplikuesi ka dhënë dhe është verifikuar, do të dërgohet me postë fleta e votimit e më pas ai do ta kthejë po me postë. Emigrantët që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e pranverës kanë afat për tu regjistruar në faqen online të KQZ-së deri me 4 mars.

SHKARKO APP