Vota e emigrantëve/ Diaspora rezerva për krjimin e një zone zgjedhore: Krijon ndasi

Krijimi i një zone zgjedhore për emigrantët që votojnë jashtë vendit nuk gjeti mbështetjen e shoqatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, që e cilëson një qasje që krijon ndasi mes shqiptarëve.

Nënkryetarja e Këshillit Koordinues të Diasporës, Anila Hyka, thekson rëndësinë e nisjes së procesit të votimit të emigrantëve, por është e hapur ndaj idesë së një zone të posaçme.

“Si fillim, të implementohet kjo mënyrë që është akualisht dhe paralelisht me këtë të punohet për mënyrën se si të përfaqësohet diaspora me deputetët e vet në Parlament, por duhet filluar sa më shpejt”.

Vullneti politik mbetet një aspekt i rëndësishem për të vënë në jetë votën e emigrantëve, ndaj dhe diaspora për “Shqipërinë e Lirë”, përmes një deklarate për shtyp paralajmëroi se do ketë rezistencë për çdo përpjekje që synon t’u mohojë shqiptarëve jashtë vendit të drejtën e votimit.

SHKARKO APP