Votat në Rrogozhinë do të rinumërohet, koalicioni ”BF” mund të fitojë bashkinë

55 qendrat e votimit të Bashkisë së Rrogozhinës do të rinumërohen, bashki e cila u fitua nga PS-ja, por shkaktoi një debat në lidhje me rezultatin pasi sipas opozitës, votat e blera të burgut i dhanë kryetarit të bashkisë, Edison Memollës një mandat të dytë.

Paçka se Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve nuk gjeti dakordësinë për të miratuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për rinumërim të votave për Bashkinë e Rrogozhinës, dy anëtarët e propozuar nga opozita shfrytëzuan mekanizmin zhbllokues të Kodit Zgjedhor duke vendosur hapjen e kutive bazuar në vullnetin e tyre.

Kodi Zgjedhor lejon qoftë edhe një anëtar të vetëm të KAS-it të kërkoje rinumërim për gjetjen e provave në rastet kur ka dyshime për tjetërsim votash.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?