Votat për kandidatët në Tiranë/ Balluku kryeson listën e PS, Këlliçi të PD kurse Kërpaçi të LSI-së

Ka nisur prej disa orësh numërimi i votave preferenciale për kandidatët, ku bien në sy diferenca mes pëlqimeve të votuesve, dhe renditjes së kandidatëve nga partitë.

Në Tiranë, deri në orën 13:00, listën e PS e kryeson Belinda Balluku, me mbi 3100 vota, e ndjekur nga ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, me 1292 vota. Pastaj Elisa Spiropali me 790 vota.

Në radhët e Partisë Demokratike në kryeqytet listën e kryeson Belind Këlliçi, me mbi 1300 vota, ndjekur nga kryetari i PD, Basha, me 821 vota dhe Agron Shehaj me mbi 500 vota.

Swiss Digital Desktop Reklama

Listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë, ku kjo parti siguroi vetëm dy mandate, e kryeson Floida Kërpaçi, e renditur e 7 në listë, me 257 vota, ndjekur nga Përparim Spahiu me 156 vota dhe Monika Kryemadhi me më pak se 100 vota.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?